‘Heqja e sanksioneve ndaj Sali Berishës, mesazh për Ramën’/ Zhulali: Koha e tij ka mbaruar, ka marrë fund

‘Heqja e sanksioneve ndaj Sali Berishës, mesazh për Ramën’/ Zhulali: Koha e tij ka mbaruar, ka marrë fund

Izolimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ishte thjesht një goditje ndaj një individi, por një strategji e mirëfilltë për të asgjësuar opozitarizmin në Shqipëri. Kështu shprehete ftuar ne nje studio televizive, Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare, e cila thekson se i gjithë procesi ndaj Berishës shërbeu si një “armë” e dhuruar kryeministrit Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij politikë. Sipas saj, për pesë vite me radhë, Partia Demokratike ka mbijetuar nën një presion dhe trysni të paprecedentë, e përballur me goditje ligjore dhe mediatike që kulmuan me heqjen e logos dhe vulës, duke e lënë partinë më të madhe opozitare në kushte ilegaliteti. Këta të fundit, duke përdorur emrin e Shteteve të Bashkuara, sipas Zhulalit, i kanë bërë një...