Heqja e “Non Grata”-s për Berishën, koordinatori i PD-së: Supermashtrim! Mund t’i kenë dhënë vizë, por…

Heqja e “Non Grata”-s për Berishën, koordinatori i PD-së: Supermashtrim! Mund t’i kenë dhënë vizë, por…

Piro Ahmetaj, koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në Partinë Demokratike, ka hedhur poshtë raportimet se kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i është hequr statusi “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një koment në Facebook, Ahmetaj shkruan se statusi “Non Grata” për korrupsion familjar, minim të demokracisë dhe të reformës në drejtësi nuk hiqet as me kakofoni folklorike dhe as me lobingje të majme. Sipas tij, Berishës mund t’i jetë dhënë një vizë 10-ditore për në SHBA, por pretendimet për heqjen e statusit “Non Grata” i cilëson si një supermashtrim. “Një leximin i ftohtë rreth të kësaj dalldie të radhës: “nuk është hequr dhe nuk hiqet kurrrësesi as me kakofoni folklorike as me lobingje te majme Non Grata për korrupsion...