Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve në Akademinë e Sigurisë, pas helmimit të 64 kursantëve që dyshohet se u shkaktua nga ushqimi i konsumuar në institucion. Në një deklaratë për mediat, Salla bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës. “Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, ndërsa Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur para drejtësisë përgjegjësit,” u shpreh ministri. Salla kujtoi gjithashtu se në rastin e parë të raportuar në Akademinë e...