Hekurudha dhe rrugët e reja, miratohen shpronësimet për lotin e parë nga Kamza në Kashar, procedura për pronarët

Hekurudha dhe rrugët e reja, miratohen shpronësimet për lotin e parë nga Kamza në Kashar, procedura për pronarët

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilët preken nga realizimi i projektit infrastrukturor “Rrugët paralele me hekurudhën nga kthesa e Kamzës deri tek stacioni hekurudhor në Kashar – Loti I”. Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin në një nga zonat me zhvillim të shpejtë urban dhe industrial të kryeqytetit, duke i paraprirë dhe mbështetur projektin madhor të rrjetit të ri hekurudhor që lidh Tiranën me Durrësin dhe Aeroportin e Rinasit. Shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë, e cila është institucioni përgjegjës për zbatimin e këtij projekti. Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e prekur (të pasurive të llojit “arë” dhe “truall”) do të kompensohen...