Haxhimali: Dëgjesat publike po kthehen në formalitet, qytetarët lihen në hije
Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, kritikoi mënyrën se si po zhvillohen dëgjesat publike në vend, duke theksuar se ato po humbasin funksionin e tyre kryesor. Sipas tij, ndonëse në pamje të jashtme krijohet ideja e një klime konsensuale dhe europiane mes palëve politike, në praktikë qytetarët nuk po marrin hapësirën që u takon për të shprehur shqetësimet dhe problemet e tyre reale. AGRON HAXHIMALI: Janë bërë trend në fakt. Cili është mendimi im i drejtpërdrejtë, i sinqertë në këtë aspekt. Në dy dimensione. Përsa i përket asaj qasjes së politikës që, ku qytetarët shikojnë sikur partitë politike, pra mazhoranca dhe opozita janë shumë konsensuale, janë shumë europiane, janë shumë tolerante. Bashkëkryetarët po e moderojnë shumë...
Burimi:
syri.net