Hasani i përgjigjet opozitës: Integrimi në BE nuk është më ëndërr, por standard për Shqipërinë, mos e kthejmë në betejë

Hasani i përgjigjet opozitës: Integrimi në BE nuk është më ëndërr, por standard për Shqipërinë, mos e kthejmë në betejë

Deputeti i PS Igli Hasani iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe pretendimeve për privatizim të këtij procesi. Nga foltorja e Kuvendit, Hasani u shpreh se bashkëpunimi i opozitës me qeverinë nuk do të thotë të zerohet kritika, por integrimi nuk duhet të kthehet në betejë të përditshme. Ai shtoi më tej se:  BE nuk është vetëm destinacion politik, është standard dhe nuk i shërben procesit kritika pa perspektivë e euforia pa masë”. “Ta hedhësh poshtë një bllok që konsolidon një informacion kaq komplet nuk i shërben debatit. E përdorim si bazë për të parë çfarë është bërë e çfarë duhet bërë e kur duhet të përshpejtohen reformat. Raporti nuk është fundi i llogaridhënies por fillimi. Nuk...