Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë pilotë sipas standardeve të NATO-s, e hapur edhe për Kosovën
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në ceremoninë e inaugurimit të Shkollës Kombëtare të Fluturimit, një strukturë e re që synon përgatitjen e pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit sipas standardeve të NATO-s, në kuadër të modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shkolla do të shërbejë jo vetëm për përgatitjen e pilotëve shqiptarë, por do të jetë e hapur edhe për trajnim dhe certifikim të pilotëve nga vendet aleate të NATO-s, duke veçuar Kosovën. “Shkolla është e hapur edhe të për stërvitur dhe certifikuar pilotë e rinj të vendeve të NATO-s në vendin tonë, padiskutim duke filluar nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga Ministri i Mbrojtës i Kosovës nëse ka interes për të stërvitur...
Burimi:
kohajone.com