Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani
Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në “News Hour” në “ABC News” ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë dhe incidentin e regjistruar pranë Ambasadës së Izraelit, ku disa protestues të maskuar hoqën flamurin izraelit. Sipas Çupit, ngjarja dëshmoi praninë e elementeve të dhunshme dhe ekstremiste brenda protestës. Ai e cilësoi protestën si një aktivitet politik që, sipas tij, bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe procesin e integrimit europian. “Protesta dëshmoi që është raciste. Një protestë allasoj. Zullumi këputet aty ku është dhe ky është një aktivitet politik kundër Shqipërisë dhe kundër integrimit”, u shpreh ai. Analisti shtoi se protesta kishte karakter të dhunshëm dhe se në të mund të ketë pasur infiltrime. Ai pretendoi gjithashtu se protesta mbështetet nga Irani dhe paralajmëroi për...
Burimi:
javanews.al