“Greqia na kanë futur xixat me njëri-tjetrin”, Rama: Bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë tek investimet e huaja që tërheq
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet e tij sociale sërish në lidhje me projektin në Zvërnec. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Greqia vijon që të “shitet” tek të huajt me sukses, kurse shqiptarëve iu janë futur xixat me njëri-tjetrin. Kryeministri deklaron se nuk ka vend në botë dhe qeveri që të mos pranojë investimet e huaja madhore, pasi ata vetëm e rrisin ekonominë vendase. Rama përmend ishullin e njohur grek Mykonos, teksa deklaron se në atë vend po bëhen investime të rëndësishme nga të huaj. Postimi i kryeministrit Rama: GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2,...
Burimi:
vizionplus.tv