‘Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë’, Manja – Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

‘Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë’, Manja – Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

“Dorëzo letrat” dhe “provo ligjshmërinë” e të ardhurave, është kërkesa e Ulsi Manjës për Agron Shehajn, i cili rezulton të ketë shitur 15 milionë euro një vilë prej 251 metrash katrorë. Në një përgjigje në rrjetet sociale, kryetari i Komisionit të Ligjeve i thotë deputetit se duhet të bëjë transparencën për të cilën flet aq shumë, për pasurinë e tij. Këtë herë, kamerën që mban ndezur për të filmuar gjithçka për të tjerët, është momenti ta bëjë edhe për veten, i thotë Manja. Në të kundërt, vijon ai, gjithçka që Shehaj ka predikuar deri më tani është thjesht spektakël i tiji dhe i Kaprit. “Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë! Kamera në dorë live nëpër komisione e seanca, gjoja në emër të “transparencës” dhe “luftës...