Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka deklaruar se sfida kryesore e reformës në drejtësi është që investimet e kryera ndër vite të përkthehen në përmirësime konkrete për qytetarët shqiptarë. Gjatë një tryeze diskutimi me partnerët e sistemit të drejtësisë, Gogu tha se pyetja që duhet të shtrohet sot është se si po ndikon çdo qindarkë e investuar në drejtësi në jetën e qytetarëve. Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga një reformë e mbështetur kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë në një reformë të financuar kryesisht nga shteti shqiptar. “Pyetja që duhet të ngremë tani, në këtë fazë, është se si po përmirësohet çdo qindarkë e hedhur për drejtësinë në jetën e qytetarit shqiptar. Kjo është sfida jonë. Dhjetë vite më parë, reforma në drejtësi mbështetej nga partnerët...
Burimi:
javanews.al