Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu nënshkroi tre konventa ndërkombëtare të Këshillit të Europës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin e kornizës ligjore të Shqipërisë dhe në thellimin e angazhimit të vendit tonë me vlerat europiane të shtetit të së drejtës. E para, Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e të Drejtës traktati i parë ndërkombëtar juridikisht detyrues për rregullimin e inteligjencës artificiale angazhon Shqipërinë të mbrojë të drejtat e qytetarëve, pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e proceseve demokratike nga rreziqet e sistemeve IA. E dyta, Konventa për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, e hapur për nënshkrim vetëm në maj 2025 dhe e nënshkruar tashmë nga Bashkimi Europian, përforcon garantimin e pavarësisë së avokatëve...