Gogu: Drejtësia po hyn në fazë të re, konfirmimi i raportit të IBAR dëshmoi se reformat kanë dhënë rezultat
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të re, ku vëmendja nuk përqendrohet më vetëm te ngritja e institucioneve, por te konsolidimi i tyre përmes formimit profesional dhe etik të brezit të ri të magjistratëve. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit europian, ministri vlerësoi se konfirmimi i IBAR-it për Shqipërinë përbën një dëshmi se reformat në drejtësi kanë prodhuar rezultate konkrete. “Po kalojmë nga një fazë e reformimit të sistemit në një fazë të konsolidimit të tij; nga ndërtimi i institucioneve tek forcimi i kulturës së tyre profesionale. Institucionet ndërtohen me ligje. Por besimi ndërtohet me njerëz. Dhe njerëzit që do të mbajnë mbi supe drejtësinë shqiptare të viteve që vijnë po formohen...
Burimi:
vizionplus.tv