Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Deputetja dhe zv.Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho paralajmëroi se shumë shpejt dosja e Ilir Metës do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku sipas saj do të vijojë beteja për të drejtën. Duke folur në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN, Xhixho shprehu besimin se dosja do të çmontohet, pasi sipas saj nuk bazohet në fakte dhe prova. Xhixho theksoi edhe një herë se kemi të bëjmë me një gjyq politik dhe një përndjekje politike ndaj Metës dhe goditje ndaj PL-së. “Gjithë dosja që do çmontohet dhe transparenca ndaj publikut sepse ka qenë kryetar shteti. Patjetër që pritshmëritë i kemi nga Strasburgu. Është i njëjti standard, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, vetëm me insinuata....