‘Gjykimi i të miturve’/ Grimci: Fëmijët nuk mbrohen me propagandë, shteti ka humbur kontrollin në shkolla dhe rrugë

‘Gjykimi i të miturve’/ Grimci: Fëmijët nuk mbrohen me propagandë, shteti ka humbur kontrollin në shkolla dhe rrugë

Avokatja Eda Grimci, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ngriti alarmin për situatën e fëmijëve dhe të miturve në Shqipëri, duke theksuar se mungesa e mbështetjes për familjen po sjell pasoja të rënda sociale. Ajo deklaroi se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjeve, por te moszbatimi i tyre dhe mungesa e kontrollit nga institucionet. Sipas saj, shteti dhe organizatat e shoqërisë civile neglizhojnë të drejtat e fëmijëve, ndërsa denoncoi mungesën e psikologëve në shkolla, praninë e drogës pranë ambienteve arsimore dhe aktivitetet e pakontrolluara të disa organizatave që, sipas saj, kanë akses tek të miturit pa mbikëqyrje institucionale. Eda Grimci: Nuk mund të jetë, nuk mund të ketë mbështetje për fëmijën pa patur mbështetje për familjen, pa patur mbështetje financiare, sociale,...