Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

Seanca e parë në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi është shtyrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për në datën 11 maj. Shtyrja e seancës u kërkua nga avokatja e Fatime Kryemadhit, nëna e Monika Kryemadhit, e cila nuk kishte tagrat e nevojshme në prokurë për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Pas seancës, Monika Kryemadhi deklaroi për mediat se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion akt-ekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike. Ajo i cilësoi akuzat ndaj saj si të pabazuara, duke pretenduar se prokuroria po keqinterpreton komunikime që lidhen me një çështje prone. “Prokuroria përdor një mesazh që unë kam thënë dua të marr një shtëpi… dhe e quan korrupsion. Unë...