Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e cila shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla e ka cilësuar vendimin një lajthitje dhe ka deklaruar se gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit. Sipas Ballës, masat disiplinore janë të rregullta dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa çështje të tilla duhet të trajtohen vetëm nga organet parlamentare. Ai theksoi se parimi i vetë-rregullimit parlamentar, i njohur si “autodichia”, i jep institucionit të drejtën të trajtojë vetë çështjet disiplinore të anëtarëve të tij. Balla shtoi se praktika e ndjekur nga parlamentet evropiane, përfshirë ato të Italisë dhe Francës, e konfirmon këtë qasje,...