Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ditën e djeshme rrëzoi kërkesën e tij për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal, ndërsa i hapi rrugë ngritjes së komisionit për zgjedhjet. Berisha është shprehur se në atë vendim mund të kenë ndikuar edhe direkt lidhjet e gjykatësve me McGonigalin, ndërsa shtoi se çështjen do ta çojnë në Strasburg për hetim. “Të bllokosh hetimin e një skandali të përmasave më të mëdha ndërkombëtare, de fakto rekrutimin me korrupsion të njeriut më të rëndësishëm të kundërzbulimit të FBI-së dhe përdorimin e tij kundër opozitës, kryen ose merr një vendim më të papërgjegjshëm që mund të marrësh. Do ishte interesi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve tanë, zbardhja e plotë e...