Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn/ Abilekaj: Vendimi unifikues u bë për ta lehtësuar

Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn/ Abilekaj: Vendimi unifikues u bë për ta lehtësuar

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në qeli Erion Veliajn ishte tema e diskutimit në emisionin “Çim Peka Live” mbrëmjen e të enjtes. Panelistët e cilësuan si rrëzim “bastesh” vendimin e GJL, pasi sipas tyre opinioni publik ishte karikuar për lehtësimin e masës ndaj kryebashkiakut të akuzuar për korrupsion, pas vendimit unifikuar që po e njëjta gjykatë kishte marrë disa ditë më parë. Analisti Enton Abilekaj theksoi se kryebashkiaku u penalizua që në fillim nga biznesmenë të cilët të tjera dëshmi dhanë kur Veliaj ishte jashtë dhe sapo ai u fut në burg ata shkuan dhe ndërruan dëshmitë. Masa e sigurisë ndaj tij nuk mund të diskutohet më. Vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë analisti e cilësoi si një proces për të lehtësuar...