“Gjuha, jo i vetmi problem”, Spiropali për protestën e studentëve në Shkup: Barazia e shqiptarëve ende trajtohet si kompromis politik
Deputetja e PS dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në mbështetje të protestës së mbajtur dje në Shkup nga studentët shqiptarë. “Në Maqedoninë e Veriut, studentët shqiptarë protestuan për gjuhën shqipe. Vetëm ky fakt është mjaftueshëm i rëndë për të kuptuar se problemi nuk është procedural, por thellësisht politik, institucional dhe moral. Protesta e djeshme tregoi se ndonjëherë një shtet i zbulon çështjet e pazgjidhura jo në sallat e parlamentit dhe as në deklaratat politike, por në rrugë. I zbulon në fytyrat e studentëve. Në mënyrën se si një i ri detyrohet të protestojë për diçka që në Europë do të duhej të ishte zgjidhur prej kohësh. Problemi nuk është vetëm një provim në gjuhën shqipe. Problemi...
Burimi:
top-channel.tv