GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit për gjykim të shkurtuar. Kësaj forme gjykimi do t’i nënshtrohen të pandehurit nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreu i AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion, mëson gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. /vizionplus.tv