GJKKO, nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore

GJKKO, nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore

Pas më shumë se një ore në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur rrëzimin e kërkesës që ish-presidenti Ilir Meta të dalë nga kafazi prej xhami gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se masat e sigurisë nuk cenojnë procesin e rregullt ligjor, pasi janë masa organizative dhe jo masa që lidhen me raste individuale. Sipas GJKKO, qëndrimi në ambientin ndarës prej xhami nuk cenon të drejtat procedurale, nuk përbën pengesë në komunikimin me mbrojtësin dhe nuk cenon as prezumimin e pafajësisë. Ndërkohë, GJKKO ka pranuar kërkesën për t’i vënë në dispozicion mbrojtjes së të pandehurve të gjitha provat elektronike të administruara në dosje.