Gjinishi dënon gjuhën e Ramës: Është në panik, u kthye në njeriun më të urryer në rrjetet sociale
Analisti Ermir Gjinishi, kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për arrogancë. Sipas tij, Rama është fokusuar te “algoritmet” dhe imazhi virtual, ndërsa nuk dëgjon qytetarët dhe problemet për të cilat ata po protestojnë. Gjinishi deklaroi se kryeministri ka degraduar në komunikimin publik dhe se pas rrëzimit të asaj që e quajti “kala virtuale”, Rama është kthyer në një nga figurat më të urryera në rrjetet sociale. Ai shtoi se arroganca e qeverisjes gjatë 13 viteve ka sjellë situatën aktuale politike dhe institucionale në vend. “Nuk kam për ta harruar atë shprehjen e kryeministrit, që më vjen turp ta them. Si mund t’u drejtohesh blogereve, ndërkohë që ankohesh për algoritmet? A thua se problemi i Shqipërisë është ajo që shkruajnë blogerët? Nuk i lejohet...
Burimi:
ntv.al