Gjermania tek faksi, por Shqipëria “dixhitale” ka ngecur tek siguria
Gjermania tek faksi, por Shqipëria “dixhitale” ka ngecur tek siguria Më 8 maj, gjatë prezantimit të programit të mbështetur nga BE “EU4Municipalities II,” kryeministri shqiptar Edi Rama u krenua se “partnerët gjermanë në digjitalizim janë mbrapa nesh.” Në ministritë gjermane, tha Rama, akoma punojnë me faks. Është e vërtetë se një studim nga CapGemini, një firmë konsulence, e ka vlerësuar Gjermaninë në vend të 24 nga 27 vendet e Bashkimit Europian për shërbimet publike dixhitale. Sipas një artikulli të Deutsche Welle, arsye për këtë është struktura federale e qeverisë gjermane që shpesh i lë komunitetet t’i gjejnë vetë zgjidhjet e tyre. Më tej, gjermanët janë shumë më skeptikë në lidhje me mbledhjen e të dhënave të centralizuara nga shteti për shkak të së kaluarës naziste...
Burimi:
sot.com.al