Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët shqiptarë, gjuha dhe integrimi mbeten kushtet kryesore

Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët shqiptarë, gjuha dhe integrimi mbeten kushtet kryesore

Që prej vitit 2024, Gjermania ka ndërmarrë një reformë të thellë në legjislacionin e shtetësisë, duke lehtësuar ndjeshëm kushtet për marrjen e pasaportës gjermane. Sipas ndryshimeve të reja, të gjithë personat që kanë një qëndrim të rregullt ligjor në vend dhe një integrim të qëndrueshëm gjatë pesë viteve, kanë të drejtë të aplikojnë për shtetësi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, studiuesja dhe publicistja Nidela Hoxha ka shpjeguar se këto ndryshime përbëjnë një “revolucion” në raport me ligjin e mëparshëm të shtetësisë, duke theksuar se lehtësimet janë veçanërisht të rëndësishme për shqiptarët e integruar në tregun gjerman të punës. Sipas saj, reforma e re sjell mundësi më të shpejta për aplikim, por kushtet bazë mbeten të pandryshuara, duke përfshirë njohjen e gjuhës...