“Gjeni guximin e Helmut Kohl”, Rama nga Samiti në Tivat: Europa duhet ta mbajë procesin në bazë të meritës
Kryeministri Edi Rama, nga Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, deklaroi para mediave se procesi i integrimit europian duhet të mbetet i bazuar te merita, por njëkohësisht të ecë në mënyrë graduale dhe me një vizion të ri politik. Rama theksoi se Bashkimi Europian duhet të gjejë guximin për një moment të ri si ai i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, duke kujtuar periudhën kur Gjermania u bashkua në një kohë trazirash ndërkombëtare. Sipas tij, në atë kohë Kohl nuk u tha gjermanëve se duhej të kalonin procedura të pafundme apo të hapnin “35 kapituj”, por dha mesazhin se duhej të qëndronin bashkë dhe më pas të ecnin përpara me mbështetje të ndërsjellë. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se, nëse Bashkimi Europian dëshiron t’i dërgojë një...
Burimi:
top-channel.tv