Gjekmarkaj pritet në Vjenë nga Presidenti i Dytë i Parlamentit të Austrisë, nënkryetari i Kuvendit: Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur

Gjekmarkaj pritet në Vjenë nga Presidenti i Dytë i Parlamentit të Austrisë, nënkryetari i Kuvendit: Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Dytë të Parlamentit të Austrisë, Peter Haubner. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë, si edhe mbështetja austriake për integrimin europian të vendit. Gjekmarkaj ngriti shqetësimet për situatën politike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke përmendur problematikat e evidentuara në raportin e OSBE/ODIHR dhe sfidat që, sipas tij, po cenojnë standardet demokratike në Shqipëri. Ai theksoi gjithashtu se opozita shqiptare do të vijojë të denoncojë çdo perceptim për drejtësi selektive dhe pengim të pluralizmit politik. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Peter Haubner, President i Dytë i Parlamentit të Austrisë, me të cilin ndamë vlerësime për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera...