Gënjeshtar dhe qesharak/ Vatnikaj: Jeni parlament analfabetësh, Bido: Grusht shteti

Gënjeshtar dhe qesharak/ Vatnikaj: Jeni parlament analfabetësh, Bido: Grusht shteti

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste, Ardit Bido, lidhur me përplasjen e fortë që ka ndodhur ditën e sotme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Vatnikaj tha se dhuna ka nisur nga policia, të cilën e quajti “polici private”, ndërkohë që tha se Parlamenti nuk i përfaqëson pasi është mbushur me analfabetë. Deputeti Bido replikoi duke thënë se ka patur dhunë ndaj policisë dhe ndalimin e deputetëve të hyjnë në kuvend e quajti “grusht shteti”. Debati:  Sidorela Vatnikaj: Kjo ka nisur pa u grumbulluar ne si protestues. Kishim bërë lajmërimin që do të jemi në Parlament, për ti thënë parlamentit që populli është në rrugë dhe kërkon dorëhqjen. Një djalë është dhunuar, me gjakderdhje nga hunda, nuk kemi patur kontakt me të. Janë...