Gazetari: Po ushtrohen presione për të shuar protestën e të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një denoncim publik lidhur me protestën e të rinjve në Tiranë, që prej disa ditësh kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Në një reagim të tij në Facebook, ai pretendon se po ndërmerren hapa dhe presione institucionale me qëllim zbehjen dhe shpërndarjen e protestës. Sipas Dervishit, një vendim i fundit i Rektorit në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, lidhet me kushtëzimin e pjesëmarrjes në provime me shlyerjen e detyrimeve financiare, mund të ndikojë drejtpërdrejt tek studentët protestues. Ai e ka konsideruar këtë situatë si pjesë të një fushate më të gjerë për të frenuar protestën që kërkon dorëheqjen e qeverisë. Postimi i plotë: Kujdes... Rektori Artan Hoxha ka nisur fushaten e largimit te studenteve nga protesta Para disa diteve na...
Burimi:
syri.net