Gazetari ngre pyetjen: Kush do të paraqitet si paditës në gjyqin ndaj Veliajt?
Gazetari Ilir Yzeiri, i cili ishte edhe i pranishëm në seancën gjyqësore të Gjykatës Administrative ku u shqyrtua padia e kryebashkiakut Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado, ka komentuar sot edhe përqafimin e ngrohtë mes Veliajt dhe aktorit Robert Ndrenika. “Është parë si një gjest human, njerëzor, ndaj një njeriu ndaj të cilit po ushtrohet një dhunë e egër juridike, ndaj të cilit është ngritur një padi nga dy anonimë që nuk ekzistojnë; pra, prokurori që ka ngritur padinë ndaj Erion Veliajt është një falsifikator, sepse ai ka marrë identitetin e dikujt tjetër, ka shtuar një emër, dy emra, të cilët sikur kanë bërë padi”, tha Yzeiri. Ai u shpreh se mbrojtja e Erion Veliajt i ka kërkuar Prokurorisë së SPAK që t’i vërë në dispozicion...
Burimi:
javanews.al