Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Shkrimtari, gazetari dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka reaguar në rrjetin social X lidhur me vlerësimet negative në Google që po u bëhen bizneseve nga protestuesit. Në postimin e tij, ai shkruan: “I dashur @ediramaal, tani kanë kaluar nga rrugët në internet dhe po turpërohen me vlerësime të këqija në Google. Kanë dështuar në të dyja drejtimet: kështu nuk do ta pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe, sigurisht, nuk do ta dëmtojnë turizmin që po lulëzon.”
Burimi:
javanews.al