Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç
Sali Berisha dënoi shpalljen non grata nga Tirana zyrtare të dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Për njërin prej tyre, Valon Bela, thotë se është gazetar dhe ish-luftëtar i UÇK-së. Shton se ai ka shprehur hapur qëndrimet kundër Kryeministrit Rama. “Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit[…] Dhe Edi Rama e bllokon. I bllokon hyrjen, e shpall non grata njëlloj si Aleksandër Vuçiç e ka shpallur për Serbinë. Edi Rama zbaton në këtë mënyrë një urdhër të turpshëm të padronit të tij”. Kryedemokrati dënoi gjithashtu shpalljen non grata të imamit Bekir Halimi, ndonëse u distancua publikisht nga qëndrimet e tij. “Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit[…] Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duan dajak. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë...
Burimi:
javanews.al