Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Rovena Zoto (Bozo) është zyrtarisht kandidatja e dytë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Siç ka raportuar më herët gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, si emër i përfolur në garën për prokuror të përgjithshëm edhe Rovena Zoto ka dorëzuar kërkesë në KLP. Dje, prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi dorëzoi kërkesën pranë KLP-së, duke shprehur zyrtarisht interesin për të marrë pjesë në garë. Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës. Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar vepra që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore. Një...