Gara për postet kyçe në Policinë e Shtetit, zbulohen 9 kandidatët, Nallbati largohet
Pas hapjes së garës nga kryepolici Skënder Hita për drejtuesit në tre departamentet e rëndësishme në Policinë e Shtetit, dalin emrat e nëntë aplikantëve. Me gradën e detyrueshme drejtues, konkurrimi përfshin departamentet e Policisë Kriminale, të Marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe atë Kufirit dhe Migracionit. Në listën e aplikantëve janë emra të njohur të bluve si drejtori aktual i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi. Gjithashtu aplikon edhe oficeri me karrierë të gjatë në polici, Lorenc Panganika, drejtori akutal i Kufirit Saimir Muça, Artan Barjaktari, Idajet Faskaj, Lutfi Minxhozi, Ferdinand Mara, Hergis Jica dhe drejtori aktual i Operacionales Alban Dautaj. Ndërkohë drejtuesi aktual i departamentit të Policisë Kriminale që cilësohet si numri dy në Polici, Neritan Nallbati nuk ka aplikuar duke konfirmuar largimin e tij....
Burimi:
javanews.al