Gara për kryetar të PDSH- së, brenda orës 12:00 pritet depozitimi i tre kandidaturave përveç Berishës

Gara për kryetar të PDSH- së, brenda orës 12:00 pritet depozitimi i tre kandidaturave përveç Berishës

Këtë të enjte në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave që duan të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Ndërsa kryetari aktual ka depozituar tashmë dokumentacionin për garën, pritet që të shtohen formalisht edhe tre emra të tjerë.Alesia Balliu është e para që ka shprehur gatishmërinë dhe sot pritet të depozitojë dosjen në selinë blu. Më herët, ajo ka bërë ankesë në gjykatë, duke kërkuar që të mos lejohet kandidimi i Berishës në zbatim të Statutit të PD- së, pas humbjes së zgjedhjeve politike të vitit të kaluar.Emri i dytë është Ervin Salianji, i cili proceduralisht pengohet të kandidojë për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare, kriter përjashtues nga gara. Gjithsesi, ai...