FOTOLAJM – Ndëshkim ekzemplar për muzikën me zë të lartë në Velipojë, 2 mln lekë gjobë 23- vjeçares

FOTOLAJM – Ndëshkim ekzemplar për muzikën me zë të lartë në Velipojë, 2 mln lekë gjobë 23- vjeçares

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet në terren, bazuar edhe në ankesat e qytetarëve.Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.Nga matjet e realizuara sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, është konstatuar muzikë mbi nivelin e lejuar në 1 lokal në Velipojë.Për këtë shkelje, administratorja e këtij lokali, shtetasja E. Gj., 23 vjeçe, u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë të rinj.Krahas matjes së nivelit të...