Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së, rrezikon të fundosë politikisht partinë
Sali Berisha i ka quajtur zgjedhjet e 23 majit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë “një proces demokratik dhe modern”. Megjithatë, në garë është vetëm një kandidat – vetë Berisha, i cili kandidon sërish për t’u rizgjedhur kryetar i partisë. Edhe pse disa kandidatë potencialë po përgatiteshin të përballeshin me Berishën në votimin e brendshëm, të paktët që shfaqën interes për të kandiduar u skualifikuan shpejt. Duke shpjeguar këtë zhvillim të pazakontë, Berisha tha se “bashkëpunëtorët e qeverisë dhe krimit nuk pranohen”, duke iu referuar qeverisë së Partisë Socialiste të Edi Rama. Votimi për drejtimin e partisë erdhi prej humbjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme të majit 2025, por është shtyrë për një kohë të gjatë. Kandidati potencial më i spikatur...
Burimi:
sot.com.al