Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD janë njoftuar më përpara, por jo publikisht me qëllim që të zvogëlohej në maksimum lobimi. Berisha theksoi se është kundër lobimit brenda partisë, ndonëse është një proces që s’mund të ndalohet, por të zvogëlohet. Pyetje: Edhe një pyetje tjetër zoti Berisha. Ka nga ata që krahasojnë sjelljen tuaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kur prezantoni kandidaturat për sekretariatet, me atë që bën Edi Rama kur i njofton ministrat aty në sallë se do jenë ministra. E krahasojnë këtë me njoftimin që ju bëni… Sali Berisha: Jo, e kanë marrë më përpara vesh. Pyetje: Sa orë përpara zoti Berisha? Sali Berisha: Tani sa orë përpara e dinë ata. Ka një...
Burimi:
opinion.al