Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike
Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike, nuk do të dëgjohen më zhurma ndërtimi. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave që synon pezullimin e aktiviteteve të ndërtimit deri më 15 shtator, ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja thotë se kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët. “Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor...
Burimi:
sot.com.al