“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”/ Rama: Teknologjia e re na ka sjellë bekim, të përfitojmë sa më shumë sa i përket çështjes së pronave
Tirana ka mirëpritur konferencën rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u ndal te hapja e grupkapitujve për anëtarësimin në BE dhe futja në fazën e mbylljes së negociatave. “Së pari, dua të them se kjo konferencë e rëndësishme lidhur me një temë shumë të ndjeshme për të gjithë, sidomdos për ne në Shqipëri, përkon me një moment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe fillimin e një faze të re. Kemi hapur të gjitha kapitujt dhe tani me piketat e ndërmjetme...
Burimi:
top-channel.tv