Franca nxjerr arsenalin në rrugë/ Rama pjesë e skenës historike
Franca shpalosi fuqinë e saj ushtarake dhe unitetin me aleatët gjatë paradës së njohur të Ditës së Bastijës të mbajtur në Paris, ku i ftuar nderi ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në një kohë kur Europa po përshpejton përpjekjet për forcimin e mbrojtjes përballë luftës së Rusisë në Ukrainë, parada u shoqërua nga një prani ushtarake rekord: 6.700 trupa, 98 avionë, 31 helikopterë dhe 315 mjete ushtarake që marshuan nga Harku i Triumfit deri në Place de la Concorde. I ftuar në eventin madhështor ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në bulevardin Champs-Élysées u valëvit edhe flamuri shqiptar; kreu i qeverisë ndau pamje të paradës në rrjetet sociale. Parada, e cila përkujton sulmin ndaj burgut të Bastijës gjatë Revolucionit Francez, u zhvillua një ditë pas një...
Burimi:
ntv.al