FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje, 25 maj, një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt. Në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri. Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist. Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë...