FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

Protesta e nisur që prej 31 majit të kaluar para Ministrisë së Brendshme dhe e zhvilluar prej 42 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë, pati një ‘aleat’ që prej fillimit të saj, publicitetin e madh në rrjetet sociale. Hapësira online, brenda dhe jashtë vendit, shkroi dhe shpërndau në mënyrë masive pamje nga protesta, apo thirrje për të marrë pjesë, shpesh edhe përmes informacioneve të rreme. Qeveria dhe institucione të tjera shqiptare akuzuan për këtë ndikimin edhe të forcave të tjera dashakeqëse, që prej fqinjit xheloz grek për turizmin, Serbinë e deri te vende armiqësore si Irani dhe Rusia. Por një dokument i siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com vërteton një fenomen interesant. Protesta, përveçse nga njerëzit në shesh, po ‘braktiset’ edhe nga rrjetet sociale. Matja e...