‘Flluska e ndërtimit po shfryhet’/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK

‘Flluska e ndërtimit po shfryhet’/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK

I ftuar në emisionin “Syri Digjital”, gazetari Julian Hoxhaj deklaroi se zhvillimet e dy muajve të fundit tregojnë se modeli mbi të cilin, është mbështetur ekonomia shqiptare po shfaq shenja të forta dobësimi. Sipas Hoxhajt, aksionet e fundit të SPAK kanë nxjerrë në pah problemin e pastrimit të parave dhe ndikimin që ky fenomen ka pasur në ekonomi, duke argumentuar se një pjesë e madhe e investimeve në sektorin e ndërtimit janë financuar nga para që burojnë nga trafiku i drogës dhe korrupsioni. Ai tha se SYRI TV ka qenë ndër të parat që ka denoncuar këtë fenomen, ndërsa shtoi se kostot e larta të jetesës dhe emigrimi masiv janë, sipas tij, pasoja të deformimit të ekonomisë nga qarkullimi i parave të pista. Hoxhaj u ndal...