Flet nga Trauma efektivi i policisë: Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër krimit

Flet nga Trauma efektivi i policisë: Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, vizitoi sot, në Spitalin e Traumës, punonjësin e Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur më datë 4 qershor, gjatë një operacioni të rrezikshëm në Malin Boden, Maliq, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, Violand Braçellari. Gjatë këtij operacioni humbi jetën, në krye të detyrës, punonjësi i Policisë, tashmë Dëshmor i Atdheut, Enea Mekolli. Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i shprehu mbështetjen maksimale efektivit të plagosur në detyrë, dhe i uroi shërim sa më të shpejtë. “Erdha sot këtu për të të shtrënguar dorën, Edison, për të të uruar shërim sa më të shpejtë dhe për të...