Fitoi gjyqin kundër patronazhistëve të pushtetit, Vata: Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka…

Fitoi gjyqin kundër patronazhistëve të pushtetit, Vata: Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka…

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka dalë fitimtare në një betejë ligjore gati njëvjeçare kundër skemës së patronazhistëve në Bashkinë e Matit dhe administratën shtetërore. Procesi gjyqësor, i cili nisi fill pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, u përmbyll me pafajësinë e saj, pasi deputetja ishte paditur nga personat që ajo vetë i kishte denoncuar publikisht për krime zgjedhore. Gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri në “Kafe Shqeto” në Syri tv, deputetja zbuloi detaje tronditëse nga manipulimi i fushatës. Sipas saj, dy ditë para zgjedhjeve, u bënë publikë emrat e të gjithë patronazhistëve të cilët u kapën duke intimiduar qytetarët, duke shtruar rrugë me zhavorr për vota dhe duke shpërndarë ndihma jashtë kritereve ligjore. U theksua se shpërndarja e ndihmave ishte maskuar pas...