“Fillojmë shqyrtimin e amnistisë penale”, Gogu në Pojskë: Drejtësia të jetë e pranishme edhe përmes rehabilitimit

“Fillojmë shqyrtimin e amnistisë penale”, Gogu në Pojskë: Drejtësia të jetë e pranishme edhe përmes rehabilitimit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zgjodhi të kalojë 1 Qershorin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë në Pojskë, ku fëmijët e disa prej të dënuarave u bashkuan me nënat e tyre për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në fjalën e tij, ministri theksoi se drejtësia duhet të shfaqet jo vetëm përmes ndëshkimit, por edhe përmes rehabilitimit dhe rikthimit të dinjitetit njerëzor. “Kam zgjedhur sot 1 Qershorin që të jem këtu, sepse besoj fort se drejtësia duhet të jetë e pranishme jo vetëm përmes ndëshkimit dhe dënimit, por edhe përmes rehabilitimit. Për dashurinë mëmësore, për familjen, nuk ka ndarje dhe nuk ka mure”, u shpreh Gogu. Ministri vlerësoi punën e stafit të institucionit dhe organizatave partnere që kanë mundësuar ruajtjen e lidhjeve...