“Fillimi i një faze impenjative drejt BE”, kreu i KE, Antonio Costa: Zgjerimi është domosdoshmëri për ne. Po lexoj letërsi shqiptare, librat e Kadaresë në radhë
Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, nga ku më pas është zhvilluar një takim bilateral për të vijuar me një konferencë të përbashkët për mediat. Në deklaratën e tij, Costa u shpreh pozitiv në lidhje me atë çka ka bërë vendi ynë për anëtarësimin, teksa nënvizoi se zgjerimi i BE në këtë moment është një domosdoshmëri. “Është gjithnjë kënaqësi të vij në Tiranë dhe përgëzoj përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE, kjo edhe falë përpjekjes suaj Edi. Shqipëria ka plotësuar grupkapitujt për çështjet themelore. Ky është fillimi i një faze impenjative, që do të përqendrohet te realizimi. Kërkohen insititucione demokratike dhe ju...
Burimi:
top-channel.tv