Ferit Hoxha i bën gjëmën Ramës në Itali/ Tajani: Nuk më tha gjë. Rama reagon i tërbuar

Ferit Hoxha i bën gjëmën Ramës në Itali/ Tajani: Nuk më tha gjë. Rama reagon i tërbuar

Ministri i Jashtëm shqiptar ‘shpallis’ sot fundin e marrëveshjes me Romën për qendrat e pritjes së refugjatëve në Gjandër, pa koordinim me Tiranën.   Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha i bëri ‘gjëmën’ Edi Ramës me një deklaratë të papritur dhe të pakoordinuar dhënë nga Brukseli, duke shpallur se Shqipëria nuk do ta rinovojë marrëveshjen historike me Italinë për qendrat e migrantëve, duke shkaktuar alarm të menjëhershëm në Romë dhe siklet diplomatik për Tiranën. Duke folur në platformën Euractiv, Hoxha u shpreh: ‘Marrëveshja ka një afat pesëvjeçar dhe nuk jam i sigurt se do të ketë rinovim. Dhe gjithsesi nuk do të ketë asnjë rinovim sepse do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian.’ Fjalët e tij shkaktuan valë befasie dhe shqetësimi në Romë duke sjellë reagime...