‘Fatime Kryemadhi në pension, por shlyente kredi qindra mijë euro’/ SPAK: Çifti Meta-Kryemadhi blenë apartamente
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar paraqitjen e akuzave dhe analizës financiare në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke ngritur dyshime mbi burimin e të ardhurave të përdorura për blerje pasurish të paluajtshme. Sipas prokurorit Sotir Kllapi, në vitet 2008–2009 çifti Meta-Kryemadhi ka jetuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Meta do të blinte një apartament në rrugën “Vaso Pasha” me vlerë 400 mijë euro, ndërsa një kat më poshtë do të blinte Fatime Kryemadhi një apartament me vlerë 300 mijë euro. Më herët Monika Kryemadhi ka marrë disa overdrafte nga një bankë e nivelit të dytë, të cilat janë shlyer në një kohë të shkurtër nga Fatime Kryemadhi, e cila ishte atëkohë pensioniste. Ka dyshime se...
Burimi:
sot.com.al